Tensione mes Bayernit dhe Barcelonës, takime sekrete për lojtarët
Raportet mes Barcelonës dhe Bayernit nuk janë në ditët më të mira, teksa një gjë të tillë e konfirmon edhe portali Sport1. Skuadra bavëreze së fundmi ka shtuar përpjekjet për të transferuar Sergino Dest dhe Pedri, por duke pasur kontakte direkte me agjentët e lojtarit.
Për këtë fakt, klubi katalanas është gati që të kundërpërgjigjet, për të tentuar afrimin e Niklas Sule, të cilit i përfundon kontrata në verë. Barcelona ndërkohë është shumë i interesuar dhe për dy talentet e akademisë së Bayernit Kenan Yildiz (16 vjeç) dhe Gabriel Vidovic (18 vjeç). /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

