Tensione mes Realit dhe PSG, anulohet darka super luksoze mes dy presidentëve

Tensioni mes PSG dhe Real Madrid është në nivele të larta në prag të ndeshjes së parë sonte në Parc des Princes. Darka e madhe gala e planifikuar për të hënën në mbrëmje, në një restorant të famshëm në Ville Lumière mes Florentino Perez dhe Nasser Al-Khelaifi në fakt u anulua në momentin e fundit dhe u shndërrua në një drekë të thjeshtë kortezie joformale siç është zakon para sfidave evropiane.

Gjithçka për shkak të presionit të pamëshirshëm të Blancos në lidhje me Kylian Mbappé dhe qëndrimeve të ndryshme në projektin Super League. Një përplasje totale që konfirmon marrëdhëniet e tensionuara mes dy klubeve dhe rivalitetin jo vetëm në fushë për Champions League, por edhe në merkato dhe në “dhomën e butonave” të UEFA-s, për të projektuar të ardhmen e futbollit europian.

Siç parashikohej, nga etiketa e sfidës së madhe evropiane, Nasser Al-Khelaifi dhe Florentino Perez duhej të takoheshin të hënën në mbrëmje në Guy Savoy, restoranti më i mirë në botë në vitin 2020, por më pas gjithçka u anulua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Florentino Perez and Al Khelaifi will dine together at the world's best  restaurant | Marca

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?