Tentoi të vidhte shtëpinë e Di Marias ku ndodhej dhe Vlahovic, dënohet me 6 vjet burg hajduti shqiptar

Një shqiptar 32-vjeçar i njohur me iniciale R. Perskura, është dënuar me gjashtë vjet për tentativën e grabitjes në shtëpinë e ish-kampionit të Juventusit, Angel Di Maria, më 6 tetor 2022, për të cilën prokurorja Valentina Sellaroli kishte kërkuar 12 vjet e tetë muaj.

Përveç grabitjes kishte dhe 13 akuza të tjera, duke përfshirë rezistencën dhe plagosjen e një zyrtari publik dhe tentativën për dhunë private, për tentativën për t’u arratisur me një makinë Alfa Romeo të një qytetari. Gjyqtarja Angela Rizzo pranoi argumentin e mbrojtjes dhe e uli krimin nga grabitje në tentativë për vjedhje.

Gjyqtari i seancës paraprake, e shpalli të pafajshëm Perskurën edhe nga akuza e grabitjes së një vile tjetër njëzet ditë më parë dhe e mbajtjes dhe marrjes së pistoletës pa karikator të gjetur jo shumë larg shtëpisë së kampionit argjentinas.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga policia, ishte një grup i vogël prej tre personash që tentuan të hynin në vilën e Di Marias, por bashkëpunëtorët arritën të arratiseshin. Në atë kohë në shtëpi ishte edhe shoku i skuadrës së Di Marias, Dusan Vlahovic. /R.Lika-Koha Jonë/

Burimi i lajmit: https://www.torinotoday.it/cronaca/condanna-bandito-rapina-casa-di-maria-sella-juventus-18-settembre-2024.html

SHKARKO APP