Ter Stegen: Hoeness e teproi, s’kam asnjë konflikt me Neuer

Marc-André Ter Stegen, portieri i Barcelonës dhe kombëtares gjermane, doli në konferencë për shtyp, para se të matet të mërkurën me Argjentinën në një ndeshje miqësore. Ai do të luajë titullar në këtë ndeshjes, siç ka qenë parashikuar edhe nga trajneri i “pancerave”.

 

“Unë nuk ndiej presion. Është një ndeshje, ku dua të jap më të mirën time, si gjithmonë. Fjalët e Hoeness? Unë nuk iu jap shumë rëndësi deklaratave të askujt. Thjesht përqendrohem te futbolli në fushë. Kjo më pëlqen. Ajo që u tha ishte shumë e tepërt.

Ky është një sport, në të cilin performanca e secilit duhet të jetë masa kryesore matëse. Të gjithë duan të luajnë. Ajo që ka më shumë rëndësi për mua është ajo që ndodh në fushë.

Neuer? Ne jemi profesionistë. Të gjithë duan të kenë vendin e tyre në “Mannschaft” dhe japin gjithçka për të. Të jesh profesionist, gjithashtu, do të thotë të kesh një marrëdhënie të mirë me tjetrin. Nuk ka asgjë konfliktuale midis nesh, është krejt e kundërta. Ne do ta mbështesim njëri-tjetrin”, deklaroi Ter Stegen.

SHKARKO APP