Ter Stegen i befason të gjithë: Nuk e ndjek futbollin, njoh pak kundërshtarë!
Marc-Andre Ter Stegen e kemi dëgjuar rrallë herë që të flasë nëpër intervista, por kur flet ama thotë gjëra të pazakonta. Kemi dëgjuar nga futbollist të ndryshëm se nuk ndjekin seriale televizive, por jo futbollistë që … nuk ndjekin futboll.
“Nuk shoh shumë ndeshje, vetëm kur ka sfida të mëdha, ose kur e di që luan një mik i imi. Kam një kujtesë shumë të keqe. Di emrat e shumë pak kundërshtarëve. Më pas shoh video dhe i njoh, e di se çfarë lëvizjesh bëjnë. Duket pak e çuditshme”, tha portieri gjerman.
Ter Stegen më pas foli për momentin e izolimit për shkak të urgjencës së koronavirusit: “Futbolli nuk është prioritet, duhet të qëndrojmë në shtëpi. Për mua nuk është problem, pasi jam person shumë i qetë. Te Barcelona ndihem mirë, më kanë pritur mirë, por mbetem gjerman, jam shumë i përpiktë”. /R.Lika-Koha Jone/