“Tërbohet” Benzema, Gjykata Supreme Franceze merr vendimin

Karim Benzema u përfshi në një skandal seksual 4 vite më parë duke humbur edhe grumbullimin me kombëtaren franceze.

Gjykata Supreme Franceze ka hedhur poshtë sot ankesën e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema, për t’u çliruar nga akuzën për përfshirjen e tij për të shantazhuar shokun e tij të atëhershëm të skuadrës së kombëtares së Francës, Matthieu Valbuena.

Gjykatësit e autoritetit më të lartë gjyqësor konsideruan se hetuesit nuk i kaluan kufijtë legjitimë për të marrë prova, në kundërshtim me atë që lojtari pretendente. Kjo do të thotë se qëndron në fuqi vlefshmëria e të gjitha atyre provave të mbledhura nga prokuroria, të cilat mund të çojnë  Benzemanë në bankën e të akuzuarit në fund të procedurës së hetimit.

SHKARKO APP