Tërbuni i Pukës, me “autobus” drejt Superiores
Tërbuni i Pukës mund të befasojë çdokënd kur i dëgjon thjesht emrin dhe pretendimet e tij për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. Skuadra pukjane kryeson pas javës së 17-të të Kategorisë së Parë Grupin A dhe është në udhë të mbarë drejt ngjitjes në Superiore, diçka historike për këtë skuadër. Por jo vetëm ecuria, edhe mënyra sesi funksion kjo skuadër nuk duhet të habisë askënd mbi pretendimet e larta për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar. Mjafton vetëm autobusi i ekipit, që i ngjan skuadrave të mëdha evropiane, aq sa do t’ia kishin zili ekipet e Kategorisë Superiore, për të kuptuar se Tërbuni i Pukës nuk është krejt rastësisht një skuadër që synon ngjitjen në Kategorinë Superiore.
KOHA JONË SONDAZH

