Tërmet te Flamurtari, shkarkohet trajneri dhe pezullohen disa nga lojtarër kryesorë

Sipas vendimeve te firmosura nga administratori i klubit Ardi Behari, është shkarkuar i gjithë stafi teknik, me përjashtim të trajnerit te portierëve Luan Birçe, raporton Sport News.

Ndërkohe me arsyen e rendimentit të ulët janë pezulluar futbollistet Franc Veliu, kapiteni i skuadrës, Gjergji Muzaka, Nijaz Lena, Glendi Mici dhe Polizoi Arbri.

Këto vendime vijnë menjëherë pas humbjes se fundit me Teutën, te cilat pasuan një seri rezultatesh jo të mira, pas të cilave kuqezinjtë zbriten nga vendi i pare në renditje, ne te gjashtin aktualisht me 13 pikë, 8 me pak se vendi i parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, këto vendime drastike nuk mund te konsiderohen si një rrufe ne qiell te pastër, pasi prej ditësh përflitej për ndëshkime për futbollistet dhe stafin teknik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë pas barazimit 1-1 me Skënderbeun, ne klub u zhvillua një mbledhje me tone te larta, ku për shkak te paraqitjes jo të mire ndaj korçareve pati paralajmërime për futbolliste te veçante, ndërsa pas humbjes ne Kukës, skuadra u urdhërua te shkonte urgjent ne Vlorë për një tjetër mbledhje analize, por qe u shty ne kohe për te konkluduar me vendimmarrjet e fundit, të cilat pritet të tronditin jo thjesht objektivat e kësaj skuadre, por mbi të gjitha themelet e gjithçkaje të ndërtuar ne muajt fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?