Terrene Jones shkëlqen në fitoren e Houston Rocket
Houston Rocket fitoi ndeshjen e radhës në NBA, ndërkohë që basketbollisti Terrence Jones shënoi 26 pikë, rezultati i tij më i mirë personal në këtë sezon. Paraqitja e tij ndihmoi Houston Rockets të mundë Brookyln Nets 102-98 në një ndeshje gati të ekuilibruar. Në takimin e luajtur në Teksas, vizitorët krijuan fillimisht një epërsi prej 10 pikësh për shifrat 21-11, falë dhe lojës së mirë në start të Deron Ëilliams dhe Mason Plumlee, që e mbyllën takimin të dy me 15 pikë. Në pjesën e dytë loja e Houston erdhi në rritje, me Donatas Motiejunas që shkurtoi diferencën deri në 42-39. Brooklyn megjithatë e përballoi mirë presionin dhe Nets u shkëputën dhe njëherë tjetër në 62-53, megjithatë Terrece Jones mori për dore të tijtë, duke i udhëhequr në barazimin 65-65 gjatë periodës së tretë. Nets u rikthyen sërish përpara me një +6, epërsi që e ruajti deri në shifrat 95-90, por një goditje e saktë e Beverley nga vija për 3, 1 minutë e 10 sekonda para fundit të ndeshjes barazoi shifrat në 95-95. 27 sekonda para fundit, Harden i dha epërsinë Houston 98-95 me teksanët që ruajtën fitoren deri në fund për shifrat përfundimtare 102-98.
KOHA JONË SONDAZH

