Testimet për Covid-19 te Barcelona, dalin përgjigjet për futbollistët

Asnjë futbollist nga skuadra e parë e Barcelonës nuk ka rezultuar pozitiv për Covid-19 në testimet e ditës së djeshme, kështu që të gjithë janë të gatshëm të fillojnë stërvitjen individuale, nga kjo e premte.

18 lojtarë nga skuadra e parë dhe gjashtë të tjerë nga Barcelona B, përveç Dembélé, u testuan të mërkurën në periudha të ndryshme të ditës. Tamponi dhe analizat e gjakut u morën nga secili lojtar.

Këtë pasdite La Liga pritet të nxjerrë të gjitha rezultatet. Barcelona është e pastër, ndaj dhe do të fillojë rregullisht përgatitjet që nga dita e nesërme.

SHKARKO APP