Testimet për futbollistët në fillim majit për të rinisur më pas Seria A
Federata Italiane e Futbollit po planifikon që të gjithë futbollistët e Seria A të kryejnë testin e koronavirusit në fillim të muajt maj për të vijuar më pas përgatitjet për rifillimin e sezonit. Seria A është pezulluar që nga 9 mars për shkak të pandemisë globale. Nuk ka një datë të caktuar se kur mund të luhen 12 javët e mbetura.
“Sapo të jenë kushtet e duhura, ne do ta përfundojmë kampionatin”, tha presidenti i federatës, Gabriele Gravina. Duke folur për Sky Sports Italia, ai shtoi: “Së shpejti, do të ketë një takim. Do të vendosim për procedurën të cilën do të ndjekim. Shpresojmë që në fillim të muajit maj të kryejmë testet, teksa nëse do të jenë të gjithë negativë, mund të rinisin stërvitjet. A do të luhet gjatë verës? Ne nuk kemi një afat kohor por ideja është të përfundojmë kampionatet”.
Italia është shteti më i prekur në Europë nga koronavirusi, teksa nuk kanë munguar as rastet pozitive në Seria A. /R.Lika-Koha Jone/