Teuta bën një tjetër lëvizje, transferon bomberin kongolez

Teuta ka zyrtarizuar së fundmi afrimin e Kevin Koubemba. Futbollisti vjen nga Sabah, ekip me të cilin vjet shënoi 5 gola në kampionatin azer.

NJOFTIMI – KF Teuta njofton se sulmuesi Kevin Koubemba është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 28-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Koubemba vjen te Teuta pas një eksperience të madhe me klube me emër në Europë, teksa së fundmi ishte pjesë e Sabah në kampionatin Azerbajxhan ku ne 22 ndeshje ka shenuar 5 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi kongolez e ka nisur karrierën me klubin e Amiens në France duke dubutuar edhe në Ligue 1, por ka luajtur edhe me ekipe si Lille, Brest, Sint-Truiden, CSKA Sofia, Sabail.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu Koubemba ka bërë debutimin e tij ndërkombëtar për Kongon në 2014, ku ka zhvilluar 5 ndeshje. Klubi i Teutes i uron shumë suksese sulmesit Kevin Koubemba, me fanellën e ekipit tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?