Teuta dhe Bylis ndajnë pikët në “Niko Dovana”
Sporti E Diel, 22 Dhjetor 2024 18:37
Teuta dhe Bylis nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në duelin e fundit të javës së 19-të të kampionatit shqiptar.
Ritmi ishte i kënaqshëm, me skuadrën e Edi Martinit dhe Nevil Dedes, që tentuan deri në vërshëllimën e arbitrit për të gjetur golin e fitores.
Me këtë rezultat, Teuta është në vendin e gjashtë me 23 pikë ndërsa Bylis në vendin e parafundit me 18 pikë. Superiorja mbyll vitin 2024 me Dinamon në krye të renditjes.