Teuta dhe Laçi munden edhe në sfidat e kthimit, i thonë lamtumirë Conference League (VIDEO)

Nuk ka asnjë surprizë në Conference League, atje ku Teuta dhe Laçi i kanë dhënë fund pjesëmarrjes europiane në turin e tretë kualifikues. Të dyja skuadrat e Superligës u mundën edhe në duelet e kthimit.

Teuta, edhe pse kishte më shumë shanse pas humbjes minimale në ndeshjen e parë, pësoi një disfatë 0-2 në “Elbasan Arena” ndaj Shamrock Rovers. Skuadra irlandeze zhbllokoi duelin që në minutën e 20-të me Gaffney, duke i dhënë një goditje të rëndë shpresave të durrsakëve. Në fraksionin e dytë, i njëjti autor do të realizonte golin e dytë në momentin më të mirë të ekipit të Martinit.

Laçi pas disfatës 3-0 në ndeshjen e parë, arriti që të shënonte një gol në humbjen 1-2 në Belgjikë. Amzu dhe Verschaeren shënuan për Anderlecht, ndërkohë që Regi Lushkja shënoi golin e nderit për kurbinasit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?