Teuta dhe Partizani nuk binden për logon, gjobiten nga Komisioni i Disiplinës

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për ndeshjet e fundjavë së kaluar. Teuta dhe Partizani janë gjobitur sërish, pasi vijojnë të mos vendosin logon e sponsorit në fanellat e tyre zyrtare dhe tani do t’u duhet të paguajnë një tjetër 100.000-lekësh. Kjo është gjoba e 11 që dy klubet marrin për të njëjtën arsye.

Gjithashtu, është pezulluar me dy ndeshje edhe lojtari i Maliqit Alind Xaka, i cili ka protestuar ashpër dhe ka përdorur fjalë e gjeste ofenduese ndaj arbitrit kryesor të takimit.

Vendimet e plota të Disiplinës:

Swiss Digital Desktop Reklama

KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (njëqind mijë) lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i Maliqi, Arlind Xaka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 – Grupi 4, midis Kafja Rremës dhe Select.

Rrëzimin e kërkesës së FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-17, në lidhje me lojtarin Ledion Vitaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?