Teuta dominon pjesën e parë ndaj Partizanit, Elbasani-Egnatia pa gola

anë mbyllur 45 minutat e para në dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 11-të në Abissnet Superiore, me Teutën që po udhëheq bindshëm 2–0 ndaj Partizanit në “Niko Dovana”.

Durrsakët zhbllokuan sfidën në minutën e 32-të pas një aksioni të kombinuar: Toli shërbeu saktë për Fadairon, i cili dërgoi një top të rrezikshëm në zonë, aty ku Joel Macolli finalizoi me një goditje të pastër, duke ndezur festën te “Djemtë e Detit”.

Vetëm shtatë minuta më vonë, në minutën e 39-të, Ardit Toli dyfishoi avantazhin me një gol spektakolar direkt nga goditja e këndit, duke e vënë Teutën në pozita komode për pjesën e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në ndeshjen në “Elbasan Arena”, Elbasani dhe Egnatia u ndanë në barazim 0–0 pas një pjesë të parë të kujdesshme dhe pa raste të pastra për shënim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?