Teuta fiton duelin mes dëborës ndaj Skënderbeut, një hap larg gjysmëfinales së Kupës (VIDEO)

Teuta ka arritur që të marrë një fitore minimale në Korçë ndaj Skënderbeut, duke hedhur një hapë drejt kualifikimit në Kupën e Shqipërisë. Në një fushë të mbuluar nga bardhësia e dëborës, durrsakët triumfuan 0-1 falë një goli të Rubin Hebajt.

Takimi u vendos në dyshim nëse do të fillonte duke qenë se temperaturat e ulëta kishin ngrirë tubacionet e ujit dhe në këtë formë në dhomat e zhveshjes mungonte uji. Gjithsesi u vendos që më pas të fillonte me 40 minuta.

Në minutën e 61-të, Rubin Hebaj koordinohet bukur nga distanca dhe mposht portierin Ruçi. Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim të rezultatit dhe kështu Teuta hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?