Teuta fiton titullin kampion pas 27 vitesh, Bylis bie nga kategoria (VIDEO)

Pas 27 vitesh pritje, Teuta rikthehet në majën e futbollit shqiptarë. Skuadra durrsake është kampione e Shqipërisë për sezonin 2020-2021. Në sfidën e javës së fundit, ekipi i Martinit bëri detyrën duke fituar me lehtës i6-1 kundër Apolonisë pa objektiva.

Ylli i ndeshjes ishte padyshim Dejvi Bregu i cili shënoi dy gola shumë të bukur dhe më pas kthehu në gol dhe një 11-metërsh. La shenjë edhe Lorenc Vila, i cili konkretizoi një aksion fantastik në fraksionin e parë. Në fund kishte kohë dhe për një gol të mbrojtësit Arapi dhe bomberit Plaku. Te Apolonia Mihana realizoi golin e nderit, ndërkohë që Repaj dhe Sota u ndëshkuan me karton të kuq.

Vllaznia bën detyrën ndaj Laçit, duke fituar 2-0, por që ishte e pamjaftueshme për të arritur kreun, edhe pse kanë pikë të barabartë. Marku dhe Dilaver ishin autorët e golave.  Tirana fitoi 3-1 ndaj Skënderbeut me  dy gola të Seferit dhe Gjumsi, ndërkohë që për korçarët shënoi Pusi. Partizani fitoi 4-2 kundër Bylisit, me dy gola në shtesë. Kastrioti triumfoi 2-1 ndaj Kukësit, teksa do të luajë në fazën Play-Off, për të mbijetuar mes më të mirëve. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?