Teuta habit të gjithë, njofton rikthimin e Martinit në stolin e ekipit

Më 26 Nëntor, Edi Martini njoftoi me një vendim surprizë largimin nga stoli i Teutës. Ishte trajneri që bëri historinë me klubin durrsak duke fituar 3 trofe me klubin, kampionatin, Kupën dhe Superkupën.

Teuta i ka habitur të gjithë teksa bëri të ditur se trajneri shkodran është emëruar sërish në krye të skuadrës pasi presidenti Hasanbelliu ka telefonuar atë dhe e ka bindur të rikthehet.

Renato Arapi që ishte trajneri i ri i skuadrës, rikthehet aty ku ishte në Drejtorin Sportiv të Teutës. Emërime të pazakonta, që mund të ndodhin vetëm në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?