Teuta i bën dhuratë një sulmues shkodran trajnerit Martini

Pas aventurës në Ukrainë me Vorskla Poltavën, Rubin Hebaj rikthehet në Kategorinë Superiore, teksa sot ka nënshkruar me skuadrën e Teutës, ku do të tentojë që të shënojë sa më shumë gola.

Futbollisti shkodran u transferua në verë në Ukrainë, pas një sezoni jo shumë pozitiv me fanellën e Partizanit, ndërsa në fund të vitit të kaluar u rikthye në shtëpi dhe negocioi me disa skuadra, por në fund zgjodhi durrsakët.

Për Hebajn ka këmbëngulur shumë tekniku Edi Martini, që më herët kishte larguar nga ekipi sulmuesit Nikaç e Khalid, që nuk kishin bindur gjatë gjysmës së parë të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?