Teuta i shkakton humbje shokuese Tiranës, Kastrioti befason Vllazninë (VIDEO)
Teuta ka arritur një fitore të madhe në transfertën ndaj Tiranës me rezultatin e pastër 2-0 me golat e shënuar nga Emiliano Vila. Vila do dërgonte në festë tifozerinë mike me golin e tij pas 10 minutash lojë.
Sfida do komplikohej shumë për “Djemtë e Detit” pas minutës së 73-të, pasi Gruda del me karton të kuq. Vila gjithsesi do të bëhej sërish protagonist duke shënuar një tjetër gol.
Me këtë fitore, durrsakët ngjiten në vendin e 6-të të “Abissnet Superiore” me 31 pikë të grumbulluara. Nga ana tjetër, Tirana mbetet në vendin e parë të renditjes me 3 pikë më shumë se Partizani i vendit të dytë.
Nuk përfiton as Vllaznia, që pësoi një humbje minimale 0-1 ndaj Kastriotit. Mihana bëri gjithçka mirë pas 30 minutash lojë, duke çuar sferën në rrjetë. Me këtë rezultat, shkodranët janë në vendin e 3-të, ndërkohë që krutanët mbyllin klasifikimit.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

