Teuta ka një mesazh për të gjithë: Ruani qetësinë, s’ka asnjë rrezik!
Qyteti i Durrësit ka qenë ai më i godituri nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit dhe sigurisht që për momentin të gjitha energjitë po shkojnë drejt normalizimi të situatës së banorëve të traumatizuar e që kanë mbetur pa strehë. Klubi i Teutës ka kaluar futbollin plotësisht në plan të dytë.
“Ruani qetësinë!
Nuk mbahet mend që Durrësi të ketë qenë ndonjë herë në situatë më të vështirë sa është aktualisht. Me probleme të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit. KF Teuta konfirmon se situata është qetësuar dhe ka rënë ndjeshëm numri i pasgoditjeve.
Ne mund t’ju themi se situata është duke u qetësuar. Mund t’ju sigurojmë se situata sizmologjike është shumë e qetë në këto orët e fundit. Nuk ka asnjë rrezik që njerëzit të shqetësohen. Çdo ngjarje sizmike shoqërohet me pasgoditje.
Kjo ka bërë që situata në klubin e Teutës të jetë e qetë, dhe brenda pak ditëve, skuadra pritet të zbresë në fushë për të rinisur përgatitjet anti-Skënderbeu”, ishte mesazhi i postuar në rrjetet sociale nga klubi i cili për momentin ka lënë të lirë të gjithë futbollistët të dhe stafin të jenë pranë familjeve të tyre”.