Teuta mund Egnatian, Skënderbeu bën “paqe” me Bylisin
Teuta mposhti 2-1 Egnatian, në “Niko Dovana”, duke prodhuar një surprizë në fundin e javës së 18-të. Takimi u zhbllokua që në minutën e katërt me Boçin, i cili ndezi festën vendase.
Kampionët e Shqipërisë provuan të reagonin me Lushkjan që provoi nga distanca në fund të pjesës së parë, por pa rezultat. Pjesa e dytë ishte mjaft i luftuar, me raste në të dyja palët.
Toma në të 74-tën dyfishoi shifrat, ndërsa Bakajoko pak më vonë futi në lojë Egnatian, por vetëm përkohësisht. Zejnullai në fund pati shansin e artë për të shënuar, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Barazim 2-2 mes Skënderbeut dhe Bylisit, dy skuadrat e fundit të tabelës.
Skënderbeu kishte gjithçka në dorë për të marrë tre pikët në shtëpi në përballjen ndaj Bylisit, teksa udhëhiqte 2-0, por skuadra e Dedes nuk u dorëzua ku realizoi dy gola dhe bëri që ballshiotët të largohen me një pikë nga Korça.