Teuta mundet në minutën e 91-të në Dublin nga Shamrock Rovers (VIDEO)
Teuta tregon simptomat e skuadrave shqiptare në minutat e fundit në Evropë. Në Dublin, Teuta pësoi një humbje në shtesën e ndeshjes kundër Shamrock Rovers, duke shpërdoruar një shans të artë për të shkuar me barazim në duelin e kthimit.
Ndeshja u administrua më së miri nga durrsakët, që bën një paraqitje të mirë në mbrojtje. Portieri Svivi Frashëri bëri disa ndërhyrje mjaft të mira.
Në minutën e parë të shtesës, Emakhu përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së Teutës për të shënuar nga një pozicion i afërt. Sfida e kthimit do të luhet të enjten e ardhshme në stadiumin “Niko Dovana”. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

