Teuta në super formë, mund Skënderbeun dhe merr vendin e tretë (VIDEO)

Teuta konfirmohet si skuadra më në formë në Kategorinë Superiore. Skuadra e Edi Martinit mori fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa viktima e rashës ishte Skënderbeut.

Nuk ishte aspak një duel i lehtë për durrsakët që vuajtën mungesën e hapësirave. Gjithsesi në minutën e 56-të një goditje e Vilës u ndal nga mbrojtësit dhe më pas shkoi në këmbët e Kallakut, i cili me të një të djathtë të fuqishme e dërgoi “sferën” në fundin e rrjetës.

Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte me Teutën që merr vendin e tretë në renditje me 53 pikë, ndërkohë që Skënderbeu mban pozicionin e 6-të me 48 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP