Teuta siguron biletën për në gjysmëfinalen e Kupës, mund sërish Skënderbeun (VIDEO)

Teuta ka arritur që të sigurojë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë teksa pasi ka mundur në Elbasan Arena, Skënderbeun me rezultatin 1-0, po aq sa edhe në sfidën e parë në Korçë.

Goli vendimtar i ndeshjes u shënua në minutën e tetë të ndeshjes nga Rubin Hebaj, i cili pati një episod në favor të durrsakëve që pas një kontakti mes Zguros dhe Qaqit në zonë, fituan 11-metërsh.

Nga pika e bardhë, shkodrani u tregua i saktë dhe mposhti gardianin Ruci. Në vazhdim, ndeshja nuk prodhoi raste të pastra, ndërsa për t’u përmendur edhe debutimi i Jahmir Hykës me Teutën në minutën e 84.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?