Teuta solidarizohet me Dukën: Ngjarje e rëndë, shpresojmë të mos përsëritet më!
Klubi i Teutës edhe pse disi me vonesë, është solidarizuar me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, të cilit iu vendos një tritol në derën e shtëpisë gjatë ditës së hënë.
Mesazhi i plotë
KF TEUTA dhe presidenti Hasanbelliu dënojnë me forcë aktin e shpërthimit me tritol në banesën e Presidentit Duka
KF Teuta dhe veçanërisht presidenti Edmond Hasanbelli ndihen tejet të tronditur nga shpërthimi me eksploziv në shtëpinë e presidentit të FSHF, Armand Duka. Vete presidenti bën apel që incidente të tilla janë ekstremisht të dënueshme dhe kërkojnë zbardhjen e menjëhershme nga organet ligj zbatuese.
“Solidarizohem në këtë moment të vështirë me Presidentin Duka dhe me familjen e tij. Uroj dhe shpresoj shume që një ngjarje kaq e rëndë të mos përsëritet kurrë dhe autorët të vihen para drejtësisë. Gjithashtu edhe politika duhet të distancohet nga fenomene të tilla që baltosin imazhin e Shqipërisë.
Shpresoj shumë që kjo ngjarje të mos ketë lidhje kurrsesi me ndërhyrjet e politikës në futboll, te cilat janë thellësisht evidente ditët e fundit. Politika duhet të qëndrojë larg çështjeve që i takojnë komunitetit të futbollit, i cili duhet të vendosë në mënyrë të pavarur për zhvillimin e futbollit në vend“, përfundon mesazhin e tij solidarizues presidenti i KF TEUTA.
KOHA JONË SONDAZH

