Teuta zbret në fushë, gati për rifillimin e sezonit në Superligë
Teuta ishte një nga skuadrat e para të Kategorisë Superiore që nisi stërvitjen në grup këtë të hënë. Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë që lejoi stërvitjet në grup në ambiente të hapura, klubi durrsak nisi përgatitjet për rifillimin e kampionatit në ambjentet e stadiumit Niko Dovana.
Grupi është në gjendje optimale ndërkohë që stërvitja nisi me vrapime të lehta. Ndeshjen e parë në momentin që do të rifillojë kampionati, Teuta do ta ketë ndaj Laçit.