Tevez zbulon si “tradhtoi” Juven: Në finalen e Championsit mendoja për Boca-n

Carlitos Tevez nuk është një nga ata futbollistë që i pëlqen të flasë shumë, pasi lë fushën shpesh që të flasë për të. Ish-sulmuesi i Juventusit në një intervistë që ka dhënë për “ESPN”, ka rrëfyer disa prapaskena interesante.

 

“Boca Juniors është jeta ime. Një familje që shkon përtej futbollit. Boca është aq e rëndësishme, aq sa edhe pse po luaja në finalen e Championsit ndaj Barcelonës, mendoja për Boca-n. Më donin ekipe si Atletico, Bayerni, të gjithë. Por unë ndjeja se doja të kthehesha në shtëpi për të fituar diçka me atë fanellë”, tha sulmuesi argjentinas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por cilës finale i referohet Tevez? Atë të vitit 2009 me United, apo atë të vitit 2015 me fanellën e Juventusit?

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të dytën. I thashë Agnellit në fillim, dhe në fakt sezoni shkoi shumë mirë, por i shpreha dëshirën që të kaloja te Boca. Ai më kuptoi”, deklaroi Tevez. /R.Lika-Koha Jone/

Image result for tevez barcelona 2015

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?