“The Sun”/ Po bën xhiron e botës, Ibrahimovic është me origjinë shqiptare

Zlatan Ibrahimoviç besojeni ose jo, por sipas “The Sun” është me origjinë shqiptare. Ylli i Milanit ka postuar në Instagram një fotografi kur ishte fëmijë, mesa duket krah gjyshit të tij, ndërsa shkruan “rrënjë ballkanike”. Por gazeta e famshme britanike ka shkruar se Ibrahimoviç ka edhe origjinë shqiptare.

Sipas të njëjtave burime Ibrahimoviç ka origjinë boshnjake dhe kroate. Babai i tij është Shefik Ibrahimoviç, një mysliman nga Bosnja. Ndërsa mamaja, Jurka është katolike nga Kroacia, gjysmë shqiptare. Pra Ibrahimoviç është ¼ shqiptar.

Prej kohësh kanë ekzistuar teori për origjinën shqiptare të Ibrahimoviç, për shkak të të atit që është mysliman nga Bosnja, vend ku jeton një popullsi e konsiderueshme shqiptarësh, shumica e të cilëve fatkeqësisht, sot identifikohen si boshnjakë.

SHKARKO APP