“The Sun” sekretin e formës perfekte të Ronaldos, ja dieta e tij

Tabloidi britanik “The Sun” ka analizuar stilin e jetesës së Cristiano Ronaldos, duke sqaruar se dita e Portugalisë fillon me një mëngjes të përbërë nga proshuta, djathë dhe kos me pak yndyrë.

Më pas CR7 zakonisht konsumon dy herë drekë, të cilat përfshijnë sallatë dhe mish pule. Dreka e dytë shpesh përbëhet nga peshku, kryesisht ton, me sallatë, vezë, ullinj dhe domate.

Ekzistojnë edhe dy darka, në të cilat mishi dhe peshku alternohen, teksa përfshihen bifteku, një lloj peshku (i shpatës) por edhe “Bacalao a la Brasa”, një pjatë portugeze bazuar te merluc, për të cilin ai është çmendur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditës ka edhe konsumon edhe disi mini-vakte të bazuara në mënyrë rigoroze në fruta të freskëta. Portugezi i alternon me stërvitjen e shumtë, pilates dhe not, sigurisht shoqëruar edhe me një sy gjumë gjatë ditës që e ndihmon të rikuperojë energjitë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asnjëherë alkool, pak ëmbëlsira dhe shumë pushim, ky është sekreti i Ronaldos. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?