Thellohet kriza te Napoli, Conte përplaset me disa prej lojtarëve pas humbjes me Bolognën

Pas humbjes së pestë sezonal, Napoli po kalon një periudhë të vështirë, jo vetëm për rezultatet në fushë, por edhe për tensionet e brendshme. Sipas “The Telegraph”, marrëdhënia mes trajnerit Antonio Conte dhe disa lojtarëve të grupit, veçanërisht atyre me përvojë, është përkeqësuar ndjeshëm.

Gjithçka nisi disa javë më parë në qendrën stërvitore të Castel Volturnos, ku disa prej liderëve të ekipit i kërkuan trajnerit të ulte intensitetin e stërvitjeve, duke e konsideruar ritmin e sezonit të kaluar shumë të lodhshëm, sidomos këtë vit kur skuadra është e angazhuar në Serie A dhe Champions League.

Conte pranoi pjesërisht kërkesën, duke hequr grumbullimin para ndeshjeve, por në këmbim kërkoi më shumë përkushtim dhe intensitet në fushë. Megjithatë, rezultatet e fundit nuk e kanë justifikuar këtë kompromis. Trajneri italian është shprehur i zhgënjyer nga mungesa e lidershipit të lojtarëve me eksperiencë, të cilët ai priste t’i ndihmonin më shumë të rinjtë në integrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Humbja ndaj Bolognës ka qenë pika kulmore e krizës. Conte, i zhgënjyer nga reagimi i skuadrës, shpërtheu publikisht në konferencë për shtyp, duke kërkuar që lojtarët të marrin përgjegjësitë e tyre. Presidenti Aurelio De Laurentiis i ka dhënë sërish besimin e plotë trajnerit, gjë që u konfirmua edhe në një postim të tij në rrjete sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ditët në vijim pritet të zhvillohen dy takime të rëndësishme: një midis Contes dhe drejtuesve të klubit, dhe një tjetër midis Contes dhe skuadrës, sapo lojtarët të rikthehen nga grumbullimet me kombëtaret.

Ndërkohë, disa emra të njohur janë në rrezik të humbasin vendin titullar, për shkak të paraqitjeve nën pritshmëritë. Në listë përmenden Politano, McTominay dhe Rrahmani, të cilët duhet të bindin Conten për të mos humbur besimin e tij në fazën e ardhshme të sezonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?