Theo Hernandez largohet nga Milani, kalon te Al Hilal për 25 milionë euro

Theo Hernandez është pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi i majtë francez do të transferohet në klubin saudit Al Hilal, i drejtuar nga Simone Inzaghi, për një shumë prej 25 milionë euro. Kalimi i tij pritet të zyrtarizohet brenda orëve të ardhshme. Theo mund të kalojë edhe një herë nga qendra stërvitore e Milanit, Milanello, vetëm për të përshëndetur shokët e skuadrës, pasi tashmë është i përqendruar te aventura e re në Riyadh.

Atje pritet të përfitojë një pagë të majme prej 18.5 milionë euro në sezon, plus 1.5 milionë euro bonuse. Largimi i tij ishte vendosur prej javësh, por Milani dhe lojtari kishin pritur përfundimin e angazhimeve të Al Hilal në Kupën e Botës për Klube për të finalizuar gjithçka.

Theo Hernandez largohet nga “kuqezinjtë” pas gjashtë sezonesh të suksesshme, gjatë të cilave regjistroi 262 ndeshje, shënoi 34 gola dhe fitoi dy trofe: titullin kampion në sezonin 2021-2022 dhe Superkupën Italiane në vitin 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me 30 gola të shënuar në Serie A, ai është gjithashtu mbrojtësi më golashënues në historinë e Milanit, duke kaluar edhe legjendën Paolo Maldini. Ky transferim shënon fundin e një epoke për Milanin dhe fillimin e një sfide të re për Theo Hernandez në futbollin e Lindjes së Mesme. / Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?