Theo Hernandez pezullohet me dy ndeshje, Conceiçao merr një gjobë

Theo Hernandez do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Milanit kundër Udinese dhe Bologna. Gjyqtari sportiv e sanksionoi kështu mbrojtësin francez të kuqezinjve “për shkak se, në fund të ndeshjes ndaj Fiorentinës, disa herë dhe në mënyrë të çrregullt kishte drejtuar një kritikë seriozisht mosrespektuese ndaj arbitrit kryesor”.

Francisco Conceiçao, megjithatë, i përjashtuar për shkak të kartonit të verdhë të dyfishtë në Juventus-Cagliari 1-1 me shumë polemika, do të detyrohet të qëndrojë jashtë vetëm për sfidën e ardhshme të bardhezinjve kundër Lazios në “Allianz Arena”.

Për të ka një gjobë 2 mijë euroshe për “paralajmërim të dyfishtë nga arbitri kryesor, sjellje jo korrekte ndaj kundërshtarit dhe simulim në zonën e rreptësisë së kundërshtarit”.

SHKARKO APP