Theo Hernandez refuzon ofertën e bujshme nga Arabia, 18 milionë euro në sezon

Theo Hernandez ka refuzuar ofertën marramendëse të klubit saudit Al-Hilal, pavarësisht se Milani kishte arritur një marrëveshje prej 30 milionë eurosh plus bonuse për kartonin e tij.

Mbrojtësi i majtë francez, pas një nate reflektimi, ka thënë “jo” transferimit në Arabinë Saudite, edhe pse i ishte ofruar një pagë prej 18 milionë eurosh neto në sezon, shumë herë më e lartë se paga aktuale prej 4.5 milionë eurosh që merr te Milani.

Vendimi për të mos u transferuar në Arabinë Saudite është ndikuar nga dy faktorë të rëndësishëm: dëshira e familjes – Theo sapo është bërë baba për herë të dytë – dhe koha e kufizuar për të përfunduar marrëveshjen, pasi dritarja speciale e merkatos për Kupën e Botës për Klube në SHBA, e hapur nga FIFA, mbyllet më 10 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hernandez, i cili ka ende një vit kontratë me Milanin (deri në 2026), nuk është në bisedime për rinovim. Klubi është i qartë: ose një ekip tjetër arrin të përmbushë kërkesat financiare të kuqezinjve këtë verë, ose lojtari do të qëndrojë deri në fund të kontratës, duke u larguar më pas si lojtar i lirë, një skenar që Milani do të donte ta shmangte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?