Theu rekordin e Pele, Ronaldo tani është vetëm një gol larg historisë

Cristiano Ronaldo parakaloi Pele-n, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave. Sulmuesi i Juventusit, shënoi dy gola ndaj Udineses, duke arritur shifrën e 14 golave sezonal në vetëm 11 ndeshje aktivizim në kampionat.

Portugezi tashmë ka thyer edhe rekordin e Pele me 758 gola, nga 757 (gola zyrtarë) që ka shënuar legjenda braziliane gjatë karrierës së tij fantastike, nga 1956 deri më 1977 me Santosin, New York Cosmos dhe Brazilin. 5 herë fituesi i “Topit të Artë” kundër Udineses realizoi dy gola, nga një për pjesë dhe dha një asist në golin e Chiesa-s.

Tashmë ai e shikon vetëm 1 gol larg nga rekordi i Josef Bican, i cili ka shënuar 759 gola nga viti 1931 deri më 1955, ndaj dhe mund të bëhet numri një në botë nëse do të shënojë dy gola në sfidat ndaj Milanit dhe Sassuolos. Më shumë se gjysmën e golave Ronaldo e shënoi në 9 vitet që ishte pjesë e Real Madrid. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP