Thiago Alcantara: Do të ishte fantastike ta mbyllja karrierën te Bayerni

Thiago Alcantara është i lumtur te Bayern Munich dhe as që e mendon largimin nga bavarezët madje dëshiron të shkojë shumë larg. Në një intervistë për “La Vanguardia”, Thiago Alcantara është shprehur optimist për aventurën e tij në Gjermani, duke nënvizuar se është i gatshëm ta mbyllë karrierën te Bayerni.

“Ndodhem në Munich prej 8 vitesh dhe madje nuk e kisha menduar kurrë se do të luaja në Gjermani. Ta mbyll karrierën time te Bayerni do të ishte diçka e mrekullueshme, por që kjo të ndodhë duhet të bëhen bashkë shumë gjëra.

Për shembull duhet të qëndroj në nivel të lartë për shumë vite, ose ndoshta klubi vendos të marrë në rolin tim një futbollist 1 metër e 90 centimetra të gjatë”, theksoi Thiago Alcantara.

SHKARKO APP