Thiago Alcantara një hap larg transferimit te Liverpooli

Thiago Alcantara është pranë transferimit në Premier League. Mesfushori spanjoll, është një hap larg një aventure të re te skuadra e Liverpoolit. Futbollisti 29-vjeçar ka një kontratë me klubin bavarez deri ne qeshorin e vitit 2021, por nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës.

Bayerni kërkon 35 milionë euro për ta lënë që të largohet, por kampionët e Anglisë kërkojnë që të gjejnë një formulë në mënyrë që të ulin disi çmimin e tij.

Interesim për spanjollin kohët e fundit ka shfaqur edhe skuadra e Juventusit, por detaje të reja priten të mësohen në javët në vijim. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP