Thiago letër emocionuese për Bayernin: Vendimi më i vështirë në jetën time!
Thiago Alcantara ka vendosur për t’u larguar nga kampionët e Europës, Bayern Munich, për t’u bashkuar me Liveproolin. Mesfushori spanjoll ka vendosur të postojë një letër emocionuese në rrjetet sociale drejtuar tifozëve dhe klubit të Bajernit.
“Po, ka qenë vendimi më i vështirë në karrierën time. Vendosa të mbyll kapitullin me një klub të mrekullueshëm. Klubi ku u rrita dhe u përmirësova si lotjar gjatë 7 viteve. Fitore, suksese, momente gëzimi dhe disa çaste të vështira. Por ajo për të cilën jam më shumë krenar është që mbërrita në Mynih si një djalë plot me ëndrra dhe tani largohem i kompletuar dhe identifikohem me klubin, historinë, filozofinë dhe traditën.
Këtu mësova si të respektoj traditat dhe edhe pse them lamtumirë sërish nuk do iu harroj: Mia San Mia. Unë dhe familja ime kemi jetuar momente të mrekullueshme. Familja e Bayernit më ka trajtuar gjithnjë shumë mirë dhe më keni dashur çdo sekondë.
Vendimi është i lidhur vetëm me arsye sportive. Si një futbollist desha një aventurë tjetër. Bayerni gjithmonë do jetë në zemrën time. Faleminderit Bayern”, përfundon letra emocionuese e Thiagos.