Thiago merr miratimin nga Bayerni, nis negociatat me Liverpoolin

Thiago Alcantara është gjithmonë e më pranë largimit nga Bayerni për të nisur një aventurë të re te Liverpooli. Futbollisti 29-vjeçar i ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar edhe trajnerit të kampionëve gjermanë, Hansi Flick, i cili nga ana e tij ka dhënë miratimin për nisjen e negociatave për realizimin e transferimit.

Klopp e pëlqen shumë futbollistin spanjoll dhe është gati të paguajë rreth 35 milionë euro për kartonin e tij, aq sa kërkon edhe Bayerni i Mynhut. I rritur në akademinë e Barcelonës, mesfushori me origjinë braziliane debutoi te katalanët në vitin 2009 dhe qëndroi aty për 4 sezone, ku arriti të aktivizohet për 101 ndeshje në të gjithë kompeticionet dhe të shënojë 11 gola.

Më pas iu bashkua Bayernit të Mynihut, ku luan prej 7 sezonesh dhe është shpallur po kaq herë kampion i Gjermanisë, ndërsa ka fituar edhe një herë Ligën e Kampionëve. Me bavarezët Alcantara numëron 232 ndeshje dhe 31 gola të shënuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?