Thiago Motta nxjerr në shitje Vlahovic, mund të largohet dhe për 40 milionë euro
Thiago Motta ka theksuar se Dusan Vlahovic nuk është në planet kryesore të Juventusit, duke u mbështetur në filozofinë që “të gjithë janë të dobishëm, por askush nuk është i pazëvendësueshëm”.
Aktivizimi Nico Gonzalez si “9 fals” dhe blerja e Kolo Muani sugjerojnë se shitja e Vlahovic është e mundshme. Megjithatë, largimi i tij është i ndërlikuar për shkak të pagës së lartë dhe nevojës për një zëvendësues.
Vlahovic ka interes nga Premier League, dhe sipas “La Stampa”, emri i tij është përmendur në bisedimet mes Chelsea dhe Juventusit për Veiga dhe Chilëell.
Sidoqoftë, Arsenali duket opsioni më i mundshëm, pasi Arteta ka nevojë për një sulmues pas dëmtimit të Gabriel Jesus, edhe pse ai preferon karakteristika të tjera nga ato të Vlahovic. Negociatat mund të intensifikohen në fund të merkatos dimërore. Juventus mund ta lërë të lirë dhe për shifrën e 40 milionë eurove.

KOHA JONË SONDAZH

