Thiago Motta rrezikon shkarkimin, Juventusi ka gati 4 opsione për ta zëvendësuar

E ardhmja e Thiago Motta-s, të paktën në letër, nuk duhet të vihet në pikëpyetje, duke qenë se fjalët e Cristiano Giuntolit hodhën çdo dyshim, por me sezonin për të përfunduar ende dështë e arsyeshme të mendohet se shumë do të varet nga 12 ndeshjet e ardhshme dhe vendi i katërt në renditje mund të mos jetë i mjaftueshëm.

Sipas Tuttosport, klubi bardhezi nuk është aspak i kënaqur pas eliminimit në Kupë ndaj Empolit dhe sa i përket faktit që skuadra duket sikur nuk ka identitet. Nuk përjashtohet mundësia që të mendohet për një tjetër trajner në sezonin e ardhshëm, por cilët janë opsionet?

Tuttosport flet për mundësinë që Antonio Conte të jetë një nga zëvendësuesit e mundshëm, edhe pse s’do të jetë e lehtë që të bindet presidenti i Napolit, Aurelio De Lautentiis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas është edhe Gian Piero Gasperini, i cili ka arritur në fund të aventurës së tij te Atalanta. Ndër opsionet më të mundshëm është Igor Tudor, ish-lojtar dhe trajner si ndihmës i Pirlos, aktualisht pa kontratë. Së fundi, përmendet emri i Roberto Mancinit , i lirë pas largimit nga Arabia Saudite, dhe që mund të bëjë një rikthim të bujshëm në Seria A. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama
Thiago Motta rrezikon shkarkimin, Juventusi ka gati 4 opsione për ta zëvendësuar

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?