FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thiago Silva jep shenjat e kalimit të Neymarit tek PSG

Thiago Silva duket të jetë prapa transferimit të dyshuar të Neymar në Paris Saint-Germain,pas gjestit të fundit në Instagram.

Shtypi brazilian njoftoi javën e shkuar se sulmuesi i Barcelonës ishte i pakënaqur në La Liga dhe mund të lëvizte te PSG, i cili do të ishte i gatshëm të paguante klauzolën e lirimit prej 222 milion euro.

Gjigantët katalanas janë të bindur se do të mbajnë brazilianin, mes spekulimeve. Silva, i cili ka luajtur së bashku me Neymarin për Brazilin, është pyetur për mundësinë e largimit nga Barcelona në Ligue 1, pwrcjell Albeu.com.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për L’Equipe pasi PSG mundi Romën në Kupën e Kampionëve, mbrojtësi tha: “Nuk e di nëse Neymar po vjen, ai nuk më ka treguar. Kur keni një projekt si PSG është e rëndësishme që të keni lojtarë të tillë. Nëse ndodh kjo do të ishte mirë për grupin.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një postim në instagram është të gjithë brazilianët e PSG me në krye Neymar. Kapiteni Silva e ka pëlqyer atë foto.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?