Thiego Alcantara shumë pranë transferimit te Liverpooli

Thiago Alcantara është shumë pranë transferimit në Premier League te skuadra e Liverpool. Mesfushori nga ana e tij po ushtron presion te skuadra e tij Bayern Munich për t’u bashkuar sa më parë me “The Reds”.

Nëse palët arrijnë marrëveshjen në arkat e bavarezëve do të shkojnë jo pak por 40 milionë euro. Gjithsesi, pavarësisht këtyre zërave trajneri i anglezeve, Jurgen Klopp nuk dëshiron të konfirmojë tratativat, por as nuk i mohon duke shprehur vlerësimin e tij për futbollistin.

53-vjeçari deklaroi se Thiago Alcantara është një futbollist shumë i mirë dhe se i pëlqen shumë, ashtu siç mund t’i pëlqejnë edhe lojtarë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?