Thierry Henry reagon për sfidën Inter-Barça: Zgjohesh dhe mendon: A ndodhi vërtet?

Spektakli i pabesueshëm i ofruar në “San Siro” në gjysmëfinalen e dytë mes Interit dhe Barcelonës (4-3) ka lënë pa fjalë jo vetëm tifozët, por edhe figurat më të njohura të botës së futbollit.

Një prej tyre është Thierry Henry, legjenda franceze dhe ish-sulmues i Arsenalit e Barcelonës, i cili nuk i përmbajti emocionet në studion e “CBS Sports”, ku ndodhej së bashku me Jamie Carragher dhe Micah Richards.

Henry e cilësoi sfidën si “ndeshjen më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve”, ndërsa tregoi empatinë e tij të thellë për lojtarët e Barcelonës që pësuan eliminimin në mënyrë dramatike në fundin e kohës shtesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zgjohesh dhe pyet veten: A ndodhi vërtet? Kam qenë aty. Pas finales së humbur të Kupës së Botës kundër Italisë më 2006 apo asaj të Champions-it me Arsenalin kundër Barcelonës, ndjen po të njëjtën gjë. Mëngjesin pas një humbjeje të tillë nuk e di më nëse ka qenë ëndërr apo makth – por në fund kupton që është realitet dhe dhemb shumë”, tha Henry.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?