Thirrje ndaj Kosovës, përleshje mes tifozëve të Novi Pazar dhe Jagellonias

Novi Pazar, Serbia. 24th Jul, 2025. Riot police engages against Jagiellonia Bialystok fans during the UEFA Conference League Second Qualifying Round First Leg match between FK Novi Pazar and Jagiellonia Bialystok at Novi Pazar City Stadium on July 24, 2025. Credit: Dimitrije Vasiljevic/STARSPORT

Ndeshja e Conference League ndërmjet skuadrës serbe Novi Pazar dhe asaj polake Jagiellonia u shoqërua me incidente të rënda në tribuna, pasi tifozët polakë provokuan me thirrje kundër Kosovës.

Sipas raportimeve, mbështetësit e Jagiellonias, të cilët njihen për qëndrimet e tyre pro-serbe, filluan të brohorisnin slogane me përmbajtje etnike dhe fyese ndaj Kosovës. Kjo shkaktoi reagimin e menjëhershëm të tifozëve vendas, “Torcida”, grup i organizuar nga Sanxhaku me lidhje të forta identitare shqiptare.

Përplasja mes dy palëve eskaloi në përleshje fizike në tribunat e stadiumit, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të sigurisë për të qetësuar situatën. Ngjarja solli një atmosferë të tensionuar që e la në hije zhvillimin sportiv të ndeshjes. Pavarësisht trazirave, sfida përfundoi me fitoren 2-1 të ekipit mik, Jagiellonia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?