Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, kryeministri i RMV Mickoski dënon aktin

Një incident i rëndë me sfond ksenofobik ka ndodhur gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, ku një grup tifozësh lëshuan thirrje fyese dhe kërcënuese ndaj shqiptarëve. Skenat e papranueshme kanë nxitur reagime të forta nga liderët politikë në Shkup, Prishtinë dhe më gjerë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e cilësoi gjuhën e urrejtjes si të papranueshme dhe dënoi publikisht sjelljen e një grupi të vogël individësh që, sipas tij, nuk përfaqësojnë popullin maqedonas. Ai u bëri thirrje tifozëve që të mbështesin ekipin kombëtar me sportivitet dhe respekt, duke paralajmëruar se autoritetet do të ndëshkojnë çdo akt diskriminues.

“E dënoj fuqishëm çdo formë të nacionalizmit dhe ksenofobisë, veçanërisht çfarë ndodhi në Kumanovë,” deklaroi Mickoski, duke shtuar se janë nisur hetimet dhe se Kodi Penal i vendit parashikon dënime të rënda për nxitje të urrejtjes etnike apo racore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe presidentja e Kosovës ka reaguar ashpër, duke kërkuar masa konkrete dhe të menjëhershme ndaj organizatorëve dhe autorëve të thirrjeve. Ajo theksoi se veprime të tilla minojnë përpjekjet për bashkëjetesë dhe stabilitet rajonal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, ministri maqedonas i Sportit, Borko Ristovski, ka shprehur keqardhjen për incidentin, duke u distancuar nga veprimet e tifozëve, por ka premtuar bashkëpunim me institucionet për identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?