Thomas Muller largohet nga Bayerni pas 25 vitesh, ja letra emocionuese e bavarezëve
Pas humbjes 2-0 ndaj PSG-së në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, përfundon zyrtarisht një epokë e madhe në historinë e Bayern Munich. Thomas Muller, një nga figurat më emblematike të klubit bavarez, largohet pas 25 vitesh me fanellën e gjermanë. Një ditë pas ndeshjes, Bayern publikoi në faqen zyrtare një letër emocionuese lamtumire kushtuar lojtarit të tij legjendar.
“Nuk është e vështirë të gjesh qindra Thomas Müller në vendet gjermanofolëse. Nga më shumë se 400 mijë anëtarë të klubit, 90 quhen Thomas Müller. Por vetëm një prej tyre ka kënaqur tifozët në fushë për 25 vjet. Ai është në të njëjtin nivel me legjendat e mëdha të klubit si Beckenbauer, Gerd Müller, Maier, Hoeneß dhe Rummenigge. Thomas Müller është unik, ikonë, legjendë dhe gjithmonë njëri prej nesh.”
Në letër theksohet se karriera e Müller nuk ndiqte shabllonet klasike. Nuk ishte as teknik si Messi dhe as fizik si Ronaldo, por ishte mishërimi i efikasitetit në fushë. Ai shënonte gola të pamundshëm dhe bënte diferencën në mënyra të pazakonta, duke u shndërruar në motorin e skuadrës.
Gjatë karrierës, Müller fitoi gjithçka: dy herë tripletën, Kupën e Botës dhe 13 tituj të Bundesligës – një rekord absolut. Legjenda e klubit Karl-Heinz Rummenigge tha: “Thomas i ka shfrytëzuar në maksimum të gjitha aftësitë e tij”, ndërsa zbuluesi i tij, Hermann Gerland, shtoi: “Askush nuk e kishte parashikuar këtë karrierë. Kushdo që thotë se e kishte parë që në fillim, gënjen.”
KOHA JONË SONDAZH

