Thomas Strakosha nis diskutimet me Lazion për rinovimin e kontratës

Thomas Strakosha nuk ka vendosur ende për fatin e tij te Lazio. Sipas të përditshmes italiane, “Corriere Dello Sport”, çështja e rinovimit të portierit shqiptar nuk është mbyllur përfundimisht. Strakoshës i skadon kontrata me klubin kryeqytetas në qershor, por në periudhën e fundit gjërat kanë ndryshuar.

Strakosha ishte titullar në sfidën me Bolognën dhe duke iu referuar të përditshmes italiane, ende nuk ka akord me ndonjë klub tjetër për t’u transferuar në verë me parametër zero.

Portieri shqiptar mund të tundohet për të firmosur me garanci ekonomike, por mbi të gjitha teknike. Strakosha kërkon të luajë, jo të qëndrojë në stol. Pak muaj më parë dukej i destinuar për t’u larguar, por tani situata ka ndryshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?