Thuajse e kryer/ Ardjan Ismajl me skuadër të re në Seria A

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, pritet të vazhdojë karrierën në Serie A me Torinon. Sipas raportimeve të fundit nga eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, klubi torinez është gati të nënshkruajë me Ismajlin, i cili aktualisht është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Empolin.

Pavarësisht se Empoli nuk arriti të mbijetojë në elitën e futbollit italian, Ismajli pati një sezon të spikatur në aspektin individual, duke tërhequr interesin e disa klubeve. Ndër të tjera, Bologna dhe Verona kishin shfaqur interes për të në Serie A, ndërsa nga Turqia ishte Beshiktash që dëshironte shërbimet e tij.

Transferimi te Torino duket si hapi i radhës në karrierën e 27-vjeçarit, i cili pritet të sjellë forcë dhe përvojë në repartin mbrojtës të skuadrës së Ivan Juric. Së bashku me Ismajlin, Torino pritet të zyrtarizojë edhe blerjen e mesfushorit Anjorin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?